Më 23.08.2024, në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian, në Republikën e Maqedonisë së Veriut-Shkup, u mbajt një takim pune ndërmjet Dr. Ivan Ignjatov, u.d. Zëvendës Auditor i Përgjithshëm për IPA, dhe përfaqësuesve nga Delegacioni i BE-së në Shkup, Shtefan Hudolin, Udhëheqës për Bashkëpunim dhe Sergej Mihajlov, Menaxher i Projekteve dhe Programeve të BE-së. 

Qëllimi i këtij takimi pune ishte forcimi i bashkëpunimit profesional ndërmjet Autoritetit të Auditimit për IPA dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Në takim, përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së u shprehën të kënaqur me emërimin e auditorëve me përvojë shumëvjeçare në fushën e auditimit të IPA-s, dhe me kontaktet e konfirmuara me Komisionin Evropian, si udhëheqësi e re në Autoritetin e Auditimit të IPA-s. Gjatë takimit u vu theks i veçantë në nevojën për përshpejtimin e procedurës për shpalljen publike të parashikuar ligjërisht, për emërimin e Auditorit të Përgjithshëm dhe Zëvendës Auditorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Auditimit. 

Z. Ignjatov, theksoi se udhëheqësia e re është plotësisht e përkushtuar ndaj çështjeve veçanërisht të rëndësishme për Autoritetin e Auditimit, si përforcimi i kapaciteteve të Autoritetit të Auditimit, trajnimi i vazhdueshëm i auditorëve në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe praktikat e mira, zbatimi i politikës së motivimit dhe mbajtjes së stafit profesional dhe me përvojë, përforcimi i bashkëpunimit me Delegacionin e BE-së në Shkup, Drejtoritë e Përgjithshme të Komisionit Evropian në Bruksel, Gjykatën Evropiane të Audituesve, Zyrën Evropiane për Luftë Kundër Mashtrimit (OLAF), si dhe me Entin Shtetëror të Auditimit – si një institucion nacional suprem i auditimit.