Në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, sot u organizua takim fillestar për fillimin zyrtar të aktiviteteve në kuadër të projektit për asistencë teknike për përgatitjen e Autoritetit të Auditimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për IPA III.

Auditori i Përgjithshëm z. Adem Curri potencoi se duke pasur parasyhs detyrat dhe përgjegjësitë e Autoritetit të Auditimit në auditimin e fondeve të BE-së, dhe me qëllim vazhdimin e përforcimit të kapaciteteve, si dhe të sgurohet nivel i lartë i kompetencës dhe cilësisë së revizionit, në pajtim me rregullat dhe rregulloret e IPA 3, dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht të auditimit, ky projekt pritet të rrisë më tej njohuritë, efektivitetin dhe efikasitetin në kryerjen e auditimeve dhe mbrojtjen e interesave nacionale dhe financiare të BE-së në përputhje me kërkesat e IPA III.