Kreu i AAIPA-s për RMV, dhe ai i zyrës së auditimit të R. Kosovës nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi

Auditori i Përgjithshëm, i Autoritetit të Auditimit për Auditim të Instrumentit për Ndihmë Para Aderimitt, të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Adem Curri dhe Auditori i Përgjithshëm i Zyrës Nacionale të Auditimit të Republikës së Kosovës, z. Besnik Osmani nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve. Ceremonia zyrtare e nënshkrimit u organizua në ambientet e Zyrës Nacionale të Auditimit të Kosovës në Prishtinë, më 25 maj 2021, në prani të ambasadores së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi, zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, z. Fatmir Bytyqi dhe zëvendëskryeministri dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla. Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit synon të forcojë më tej bashkëpunimin ndërmjet institucioneve në fushën e auditimit të fondeve IPA, duke u fokusuar në zbulimin dhe parandalimin e parregullsive dhe rasteve të mashtrimeve të mundshme, të cilat do të çojnë në përmirësimin e mëtejshëm të qasjes dhe metodologjisë së auditimit dhe forcimin e kapaciteteve administrative të të dyja institucioneve.