Takimi i Auditorit të Përgjithshëm Adem Curri me ambasadorin e BE-së Dejvid Gir, në RMV

Auditori i Përgjithshëm për IPA z. Adem Curri realizoi takim me ambasadorin e BE-së, dhe shefin e delegacionit të BE-së në RMV, z. Dejvid Gir. Në takim morrën pjesë edhe z. Shtefan Hudolin, Shef për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, z. Sergej Mihailov, Menaxher i programit, znj. Katerina Kus-Ivanova Filkova, Menaxhere e programit dhe z. Ivan Igjatov, këshilltar i Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e programeve të financuara nga BE-ja dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Në takim u diskutua për gjendjen me fondet IPA në Republikën e Maqedonisë së Veriut, strukturën IPA, dhe rëndësinë e rolit të Autoritetit të Auditimit në sistemin IPA. Në takim u vu theks i veçantë në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy institucioneve dhe mbështetjen nga DEU, për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Autoritetit të Auditimit, si institucioni suprem i auditimit në sistemin IPA, përgjegjës për auditimin e zbatimit korrekt të fondeve të BE-së, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.