Në periudhën prej 16-17.10.2025 në Podgoricë, Republika e Malit të Zi, u mbajt Seminari Ndërkombëtar Rajonal për Organet e Revizioniti organizuar nga TAIEX. Në seminar mori pjesë edhe një delegacion i Trupit të Revizionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, i përfaqësuar nga RKIPA, z. Milaim Abduraimi dhe ZRKIPA, z. Ivan Ignjatov.
Në seminar u zhvilluan takime me përfaqësues të DG ENEST, znj. Christelle Goulard, Philipe Cezak Hiolinski, Bojana Malichevik Manunta, Joery Goonssens, nga DG AGRI, Ilijana Ilieva, si dhe përfaqësues të organeve të revizioneve të Kroacisë, Sllovenisë, Irlandës, Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë dhe Turqisë.
Në seminar u shkëmbyen përvoja me organet e revizioneve nga rajoni në lidhje me revizionet e mëparshme të IPA-s, dhe u diskutuan sfidat e ardhshme në revizionet e IPA-s.





