NJOFTIM për pezullimin e procedurës së punësimit sipas Shpalljes Publike Nr. 1/2025 të datës 07.08.2025

Në bazë të Njoftimit të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se më 9 gusht 2025 në orën 13:40 ka shpallur zgjedhjet lokale, gjegjësisht ka nënshkruar Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarët e këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe për kryetarin e Qytetit të Shkupit me numër 09-4408/1 të datës 09.08.2025 të publikuar në ("Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut me numër 167/25"), dhe duke marrë parasysh nenin 8-a paragrafi 1 nënparagrafi 3 të Kodit Zgjedhor ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" me numër 40/06, 127/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 31/15, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16, 57/17, 67/17, 125/17, 35/18, 99/18, 140/18, 208/18 dhe 27/19 të Republikës së Maqedonisë së Veriut ". 98/19, 146/19, 42/20, 74/21, 215/21, 58/24, 76/24 dhe 116/25), ku shkruan "Nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Maqedonisë, deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet e zgjedhjeve, si dhe nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit të komunës ose anëtarëve të këshillit, d.m.th. deri në konstituimin e këshillit të komunave dhe Qytetit të Shkupit nuk mund të: "- fillojë procedura për punësimin e personave të ri, ose një procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, dhe procedurat e filluara pezullohen, përveç rasteve urgjente dhe të domosdoshme", Trupi i Revizionit për revizion të Instrumentit të Ndihmës së Paraanëtarësimit raporton se procedura e filluar për punësim për një periudhë të caktuar prej 2 (dy) realizuesve në vendin e punës revizor i ri sipas shpalljes numër 1/2025, të pubikuar në gazetat ditore “Nova Makedonija” dhe “Lajm” më 7 gusht 2025 pezullohet.

Shkup, 11.08.2025

Trupi i Revizionit për revizion

të Instrumentit të Ndihmës së Paraanëtarësimit