Gjatë periudhës nga 9 deri më 12 shkurt 2026, Revizori i Përgj ithshëm i IPA s, z. Milaim Abduraimi, dhe Zëvendësrevizori i Përgjithshëm për IPA, z. Ivan Ignjatov, realizuan një vizitë pune bilaterale në Autoritetin e Auditimit të Republikës së Turqisë, ku u takuan me Udhëheqësin e Autoritetit të Auditimit të Turqisë, z. Okan Süer. Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja lidhur me mandatin dhe organizimin institucional të autoriteteve të auditimit përgjegjëse për auditimin e fondeve evropiane, si dhe mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm. Me synim të forcimit të kapaciteteve të institucioneve të auditimit në fushën e auditimit, palët shkëmbyen ide për thellimin e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në fushën e auditimit të fondeve IPA III, mbylljen e programeve IPA II, si dhe sfidat me të cilat përballen auditorët gjatë auditimit të fondeve të IPA s.


