Auditori Kryesor Shtetëror m-r Maksim Acevski, duke prezantuar punën e ESHA-së dhe rezultatet e arritura, iu referua situatave kryesore të përcaktuara të paraqitura në Raportin Vjetor për punën e ESHA-së për vitin 2023
Auditori i Përgjithshëm Shtetëror i Maltës, z. Çarls Deguara, i shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, z. Noel Kamilleri dhe Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, z. Villiam Peplou, prezantoi qasjen metodologjike dhe instrumentet që mund të ndihmojnë në identifikimin e rreziqeve në planifikimin e aktiviteteve të revizionit, si dhe rëndësinë e menaxhimit strategjik të rreziqeve për arritjen e objektivave të auditimit.
Me vëmendje të veçantë u diskutua dhe u konfirmuan angazhimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional ndërmjet institucioneve të auditimit të të dyja vendeve, nëpërmjet organizimit të trajnimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave për qasjen e auditimit dhe metodologjinë e auditimit, me një shkëmbim praktik të ekspertëve dhe mundësinë e një qëndrimi studimor për punonjësit.




