Zëvendës Auditori i Përgjithshëm për IPA, dr. Ivan Ignjatov, së bashku me Auditorin e Përgjithshëm Shtetëror, m-r Maksim Acevski, i shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Shtetëror z. Ademi dhe Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, znj. Janevska, realizoi një vizitë pune në Gjykatën Evropiane të Auditorëve në Luksemburg, si dhe një takim me Kryetarin e Gjykatës Evropiane të Auditorëve, z. Toni Marfi.
Gjatë vizitës u shkëmbyen përvoja në fushën e auditimit të fondeve të BE-së, sfidat për auditimin e planit të ri të zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, si dhe sfidat për auditimin e programeve IPA 3. Në takimin me kryetarin Marfi, theks i veçantë u vu në forcimin e bashkëpunimit institucional nëpërmjet mundësisë së praktikave dhe pjesëmarrjes në trajnime në Gjykatën Evropiane të Auditorëve, si dhe organizimit të trajnimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga ekspertë të Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

