Auditori i Përgjithsëm i IPA-s z. Milaim Abduraimi, dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Këshillit për Avancimin dhe Zhvillimin e Auditimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Filip Vasileski, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi.
Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit hedh themelet për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy institucioneve në fushën e auditimit.
Bashkëpunimi do të përqendrohet te zhvillimi profesional i auditorëve, shkëmbimi i njohurive, përvojës dhe praktikave të mira, si dhe te përmirësimi i metodologjive të auditimit dhe i kapaciteteve institucionale.
Fokusi i bashkëpunimit do të jetë te zhvillimi profesional i auditorëve, shkëmbimi i njohurive dhe përvojës, si dhe te përmirësimi i praktikave dhe kapaciteteve të auditimit.
Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të standardeve profesionale dhe mbështetjes së një profesioni auditimi modern dhe cilësor.

