Më 21 qershor 2023, Autoriteti i Auditimit për Auditimin e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA) dhe Ministria e Financave nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Memorandumi është nënshkruar nga Auditori i Përgjithshëm i IPA-s, Adem Curri dhe Ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Qëllimi i memorandumit është të promovojë dhe forcojë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për çështje me interes të përbashkët që kanë të bëjnë me kompetencat e përcaktuara ligjërisht për mbrojtjen efikase të interesave financiare të Bashkimit Evropian dhe eliminimin e parregullsive, mashtrimeve, korrupsionit dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme të drejtuara kundër interesave financiare të Bashkimit Evropian në zbatimin e programeve të Bashkimit Evropian, të cilat në periudhën e para-aderimit përfshijnë fondet IPA.

Në të njëjtën ditë, Ministria e Financave nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Prokurorinë Publike dhe Policinë Financiare.