Komiteti i Përbashkët i Monitorimit i Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë - Maqedoni e Veriut 2021 - 2027 , organizoi takimin e parë të periudhës së re të programimit IPA III. Anëtarët e KPM-së, që përfaqësojnë institucionet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, miratuan Raportin Vjetor të Zbatimit 2023, dhe Planin Vjetor të Punës dhe Planin e Komunikimit për vitin 2024.

Mbledhja u shoqërua gjithashtu nga një Punëtori e mbajtur nga Sekretariati i Përbashkët Teknik i programit mbi temat si: Korniza Ligjore IPA III, Marrëveshjet Financiare, Portofoli i programit dhe Sistemi rajonal i monitorimit. Programi i financuar nga Bashkimi Evropian