Më 25.04.2025, në margjinat e vizitës sonë në institucionet e BE-së, Z. Milaim Abduraimi, Auditor i Përgjithshëm i IPA-s, i shoqëruar nga Sherif Abdullahi, Auditor i Lartë, pati një takim të ngrohtë me të Ngarkuarin me Punë, Z. Ismail Ebipi (Përfaqësues i Përhershëm në Detyrë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Atlantikut të Veriut), në ambientet e Selisë Qendrore të NATO-s, Bruksel, Belgjikë. Gjatë takimit shkëmbyem përvoja mbi qeverisjen dhe praktikat e mira.

