Auditori i Përgjithshëm z. Adem Curri, realizoi takim pune me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski.

Në takim u diksutua për rezultatet e arritura të Autoritetit të Auditimit, si në nivel nacional ashtu edhe në atë ndërkombëtar, me themelimin e Rrjetit të Autoriteteve të Auditimit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Temë e bisedës ishte gjendja me strukturën IPA në vend, shfrytëzimi i fondeve, si dhe roli i rëndësishëm i Autoritetit të Auditimit në sistemin IPA, veçanërisht tani në periudhën e re programore IPA 3 (2021-2027).

Në takim theks i veçantë iu kushtua mbështetjes së nevojshme për zhvillimin e një politike të përhershme për mbajtjen e stafit në strukturën e IPA-s, si dhe forcimin e kapaciteteve me synim shfrytëzimin më efikas të fondeve evropiane në periudhën e ardhshme.