Sot, Revizori Kryesor i IPA së, z. Milaim Abduraimi, realizoi një takim bilateral me z. Pablo Areljana Pardo, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Auditimit të Mbretërisë së Spanjës. Gjatë takimit, Revizori Kryesor i IPA s shprehu mirënjohje të sinqertë për vizitën studimore të realizuar në Autoritetin e Auditimit të Mbretërisë së Spanjës, si dhe gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë. Me këtë rast, u theksua edhe mundësia për organizimin e trajnimeve dhe formimeve të ardhshme në fushën e auditimit të fondeve evropiane.