Gjatë periudhës 18–20 maj 2026, Republika e Maqedonisë së Veriut ishte nikoqire e Forumit të 11-të të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR).
Në kuadër të forumit, nën kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 18 maj 2026 u mbajt një sesion për auditim dhe kontroll me përfaqësues të Autoriteteve të Auditimit nga rajoni, si dhe me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë Rajonale dhe Urbane (DG REGIO).
Gjatë këtij sesioni u diskutua për sfidat që i presin Autoritetet e Auditimit në periudhën pas vitit 2027, mësimet e nxjerra nga auditimet e deritanishme të fondeve IPA, si dhe nevoja për bashkëpunim më të gjerë të Autoriteteve të Auditimit me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.



