PUNËTORI (Zbatimi i Manualit të ri të Auditimit IPA) SHKUP, MAJ 2014

PUNËTORI (Zbatimi i Manualit të ri të Auditimit IPA) SHKUP, MAJ 2014

Punëtori për zbatimin e Manualit të ri të Auditimit IPA versioni 2 - trajnim për Autoritetin e Auditimit (AA) në kuadër të projektit "Asistencë Teknike për Autoritetin e Auditimit" FWC beneficiaries 2009 – Lot 11, EUROPE AID/127054/C/SER/MULTI. Nga data 26 deri më 28 maj 2014, në Hotel TCC Plaza, në Shkup është mbajtur trajnimi për Autoritetin e Auditimit “Aplikimi i Manualit të Auditimit IPA, dokumentimi i gjetjeve dhe konkluzioneve të auditimit dhe auditimi përfundimtar”. Qëllimi i trajnimit ishte që punonjësit e AA-së të fitojnë njohuri teorike dhe të kuptuar praktik të: - aplikimit të Manualit të Auditimit IPA versioni 2, Pjesa I - Botim i përbashkët, Pjesa II - Botim special për komponentët IPA I-IV, dhe Pjesa III- Botim special për komponentin V të IPA, brenda rregullores IPA, standardeve të auditimit të pranuara ndërkombëtarisht dhe udhëzimeve të KE-së, Konceptet e planifikimit vjetor dhe raportimit brenda të gjithë ciklit të auditimit, të gjitha aspektet e planifikimit, kryerjes së auditimit dhe raportimit të rezultateve të auditimit sistematik, auditimit të operacioneve dhe auditimet përfundimtare (dhe auditimi i llogarive IPARD), dhe - aftësia për të shkruar në mënyrë të pavarur gjetjet dhe rekomandimet e auditimit. Trajnimi ishte një kombinim i teorive të përgjithshme të auditimit në komponentë të ndryshëm IPA, dhe shembujve praktikë të aftësive teknike të detajuara, për aspekte të ndryshme të auditimit. Ai ishte i dedikuar për stafin e Autoritetit të Auditimit (trajnimi u ndoq nga përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shkup). Ligjërues: Andra Larin-van der Pijl, udhëheqëse e ekipit dhe eksperte auditimi dhe Ludmila Rangelova, eksperte auditimi.

PUNËTORI (Auditimi financiar i projekteve të financuara nga IPA) SHKUP, MAJ 2014

PUNËTORI (Auditimi financiar i projekteve të financuara nga IPA) SHKUP, MAJ 2014

Punëtori për auditimin financiar të projekteve të financuara nga IPA, organizuar nga TAIEX në bashkëpunim me Autoritetin e Auditimit për IPA në RM, u mbajt më 15 maj 2014 në hotel "Arka" në Shkup. Në trajnim morën pjesë të gjithë auditorët e Autoritetit të Auditimit, dy auditorë nga Enti Shtetëror për Revizion dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë. Temat e seminarit: fazat e auditimit financiar - planifikimi, ekzekutimi, raportimi dhe ndjekja. Ligjërues: Ivan Ramljak nga Agjencia për Auditim të Sistemit për Zbatim të Programeve të BE-së, Kroaci, dhe Ivan Pançev nga Agjencia Ekzekutive për Auditimin e Fondeve të BE-së, në Bullgari.

Punëtori për aplikimin e Udhëzimeve për verifikimin e llogarive në organizimin e TAIEX

Punëtori për aplikimin e Udhëzimeve për verifikimin e llogarive në organizimin e TAIEX

Punëtori për aplikimin e Udhëzimeve për verifikimin e llogarive në organizimin e TAIEX - zhvilluar nga ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural - Bruksel. Punëtoria u mbajt në Berovë. Në të morën pjesë të gjithë auditorët nga Trupi i Auditimit. Ky seminar shpjegoi Udhëzimet kryesore të Auditimit IPARD, duke përfshirë ushtrimet, duke u fokusuar në qasjen dhe metodologjinë e kontrollit. Qëllimi i punëtorisë ishte që të ofrojë udhëzime për organet e auditimit në vlerësimin dhe shprehjen e një opinioni për sistemin e menaxhimit dhe kontrollit, llogaritë dhe pasqyrën e shpenzimeve. Ligjërues: Gilles Kittel, Evelina Marinova, Olga Stiegrad, Lucia De Lorenzo Serrano, Monica Olteanu nga GD AGRI