Seminar: Trajnim për sigurimin e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale
Seminari për Trajnim për sigurimin e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale, u mbajt më 15 shtator 2014 në hapësirat e Akademisë Kapital në Shkup. Trajnimi u ndoq nga personi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale në Autoritetin e Auditimit. Temat e seminarit: Mbrojtja e të dhënave personale, zbatimi i Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, masat teknike dhe organizative për sigurimin e konfidencialitetit dhe mbrojtjes së përpunimit të të dhënave personale. Ligjërues: Igor Kuzevski dhe Mariana Popovska nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale.