Punëtori TAIEX me temë "Parandalimi dhe zbulimi i mashtrimit dhe parregullsive në IPARD"

Punëtoria TAIEX me temë "Parandalimi dhe zbulimi i mashtrimeve dhe parregullsive në IPARD", u organizua për stafin e Autoritetit të Auditimit në periudhën nga 2 deri më 4 nëntor 2021, me ligjërues nga Agjencia Ekzekutive Bullgare për Auditimin e Fondeve Bujqësore (CAEAF EA), z. Laçezar Spasov, drejtor ekzekutiv dhe z. Jordan Kançev, drejtor i Drejtorisë për auditim të fondeve bujqësore. Punëtoria ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar kapacitetet duke shkëmbyer përvoja në fushën e zbulimit dhe parandalimit të mashtrimit, vlerësimit të rrezikut, hetimeve dhe linjave të raportimit të rasteve të mundshme të mashtrimit me studime praktike të rasteve.