Më 30.11.2023, në emisionin 360 gradë (360оi cili transmetohet në Radiotelevizionin e Maqedonisë, u zhvillua një intervistë me z. Adem Curri, Auditor i Përgjithshëm për IPA, në Autoritetin e Auditimit për Auditimin IPA-s.

Z. Curri foli për sfidat me të cilat përballet struktura IPA në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së kapacitetit administrativ të shtetit, të nevojshëm për realizimin e mjeteve nga fondet e para aderimit.

Në emision u parashtruan arsyet kryesore të mospërdorimit të plotë të fondeve IPA, dhe mungesën e burimeve njerëzore në strukturat IPA. Fondet e alokuara për shtetin nëpërmjet fondeve të para aderimit kalojnë nëpërmjet strukturave të IPA-s, për përdorimin e të cilave janë përcaktuar rregulla dhe procedura të qarta, si dhe procedura të veçanta për verifikimin e tyre nga Autoriteti i Auditimit për auditimin e IPA-s, për përdorimin e synuar të fondeve. Auditori i Përgjithshëm për IPA, vuri në dukje se këto probleme dhe vështirësi me të cilat përballet struktura IPA, u vunë re nëpërmjet konkluzioneve të auditimeve të kryera nga Autoriteti i Auditimit për Auditimin e IPA-s, në funksion të nevojës për krijimin e Politikës së mbajtjes dhe motivimit të stafit. Intervista e plotë është në dispozicion në linkun e mëposhtëm https://360stepeni.mk/video-administrativtsite-shto-znaat-kako-se-troshat-parite-od-eu-begaat-vo-privaten-sektor/#