Autoriteti i Auditimit për Auditimin e Instrumentit të Ndihmës së Para Aderimit

Për ne

Mirë se vini

Mirë se vini, në faqen zyrtare të Autoritetit të Auditimit për Auditim të Ndihmës së Para Aderimit të BE-së, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i kësaj faqeje është t'i ofrojë publikut të dhëna dhe informacione në lidhje me Autoritetin e Auditimit. Korniza ligjore për auditimin e Instrumentit të Ndihmës së Para Aderimit (IPA), dhe funksionimin e Autoritetit të Auditimit buron nga Rregullorja Nr. 1085/2006 e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Objektivi i auditimeve të kryera nga Autoriteti i Auditimit, është marrja e një sigurie të arsyeshme dhe të japë mendim mbi funksionimin efektiv dhe të shëndoshë, të sistemit të menaxhimit dhe kontrollit me IPA, si dhe mbi besueshmërinë e llogarive dhe pasqyrave të shpenzimeve për fondet e përdorura nga ndihma para aderuese e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne japim rekomandime për përmirësimin e punës, dhe monitorojmë zbatimin dhe konsistencën e raporteve për zbatimin e programeve IPA, me rregulloret e Bashkimit Evropian.

Autoriteti i Auditimit është themeluar me Ligjin për Auditimin e IPA-s, si subjekt juridik i pavarur dhe i mëvetësishëm, funksionalisht i pavarur nga të gjithë aktorët në sistemet e menaxhimit dhe kontrollit me instrumentet e IPA-s. Ligji rregullon çështjen e auditimit, organizimin dhe kompetencat e Autoritetit të Auditimit dhe mënyrën e kryerjes së auditimit të IPA-s, në Republikën e Maqedonisë së Veriut nën menaxhim të decentralizuar me dhe pa kontroll ex-ante (paraprak) nga Komisioni Evropian.

Fushëveprimi ynë i punës është i konsiderueshëm dhe ka një rëndësi të veçantë për zbatimin e përgjithshëm të programeve IPA, prandaj është shumë e rëndësishme të ruajmë bashkëpunimin me të gjitha organet që përbëjnë sistemin e decentralizuar të menaxhimit dhe kontrollit të IPA-s, siç janë institucionet nacionale dhe evropiane, si përfituesit përfundimtarë të fondeve.

Shpresojmë që informacioni i gjetur në faqen tonë të internetit do t'ju ndihmojë të njiheni me ne dhe kompetencat tona, me nocionin IPA dhe strukturat përkatëse për zbatimin e IPA-s.